Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se askush nuk është mbi ligjin dhe Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse.
Këto komente Haradinaj, i ka bërë gjatë takimit që ka pasur me përfaqësues të nivelit të lartë të sundimit të ligjit, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta.
Postimi i tij i plotë:
“ Askush nuk është mbi ligjin dhe Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse. Në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, në fokus ishte roli i institucioneve tona në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit. Për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta. Të vetdijshëm se kemi ende punë për të bërë për të dëshmuar sa duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor, në etapën para nesh sistemi i drejtësisë duhet të ketë synim parësor përfundimin me sukses të të gjitha rasteve të shënjestruara dhe të luftojë me efikasitet mosndëshkueshmërinë”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Alo/