Fjalë Kyçe

Kurti në 30-vjetorin e suprimimit të autonomisë: 2019, punësimi, me librezë partie dhe afri farefisnie

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar e 30-vjetorin e suprimimit të autonomisë në Kosovë.

Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se edhe pse jaën bërë 30 vjet, Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Siaps tij, kjo po ndodhë për shkak se në Serbi presidenti është nga po ajo rrymë politike serbe së cilës edhe autonomia për Kosovën i dukej e tepërt. Dhe, sepse presidenti këtu te ne është nga ajo rrymë politike shqiptare që jep territor shteti për pushtet për veti.

Postimi i tij i plotë:

1989: asgjë nuk humbet Kosova me ndryshimet kushtetuese, bile, veçse përfiton. 2019: asgjë nuk humbet Kosova me korrigjimin e kufijve, madje, vetëm përfiton.

Sot janë mbushur tri dekada nga suprimimi i autonomisë së Kosovës. 23 marsi 1989 ishte shtetrrethim: gjendje e jashtëzakonshme, orë policore, mbi njëqind tankse e 15 mijë forca të armatosura jugosllave. Për pasojë, në pranverën e atij viti, dhjetëra shqiptarë u vranë në demonstrata e qindra të tjerë u arrestuan. Që nga ajo kohë edhe medie ndërkombëtare filluan ta konsiderojnë Kosovën të pushtuar e të okupuar.

30 vjet më vonë, Serbia nuk na e njeh pavarësinë. Sepse, presidenti atje është nga po ajo rrymë politike serbe së cilës edhe autonomia për Kosovën i dukej e tepërt. Dhe, sepse presidenti këtu te ne është nga ajo rrymë politike shqiptare që jep territor shteti për pushtet për veti.

E, kur pushteti dhe qeveria janë më të rëndësishme se territori dhe shtetësia, atëherë edhe partia bëhet më e rëndësishme se popullsia. 1989: punësimi, me librezë partie. 2019: punësimi, me librezë partie dhe afri farefisnie./Gazeta Alo/