Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e SLS-së, Slobodan Petroviq është sulmuar sot fizikisht.
Pas këtij, sulmi ai ka mbajtur një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku edhe ka sqaruar në detaje sulmin që i është ushtruar, shkruan Gazeta Alo.
Ai ka thënë se është sulmuar fizikisht nga Milan Kostiq, këshilltar i ish ministrit Nenad Rikallo.
“Ju kam ftuar sepse si deputet i Kuvendit dhe kryetar i Partisë Liberale të Pavarur serbe jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese pasi që edhe ju pe dini që muajve të fundit e ditëve të fundit ndaj meje dhe partisë që udhëheqi zhvillohet një fushatë arsyeja është sepse unë që 15 vite udhëheqi një politikë të njohur deri më tani të paqes, bashkëjetesës e tolerancës dhe javën e kaluar i jam drejtuar me shkrim presidenti Vuçiq, disa herë më ka përmendur mua personalisht dhe punën time dhe ka pasur fjalë të pavërteta për punën time”, ka thënë ai.
Ai tha se ka lutur presidentin Vucic që të ndërpres cfarëdo deklarate për të dhe të verifikoj faktet, pasi po flet vetëm me burimet e shërbimeve që i ka.
“Me atë shpresë i kam argumentuar se të gjitha ato janë vetëm mashtrime. Pas asaj letre kryetari i Serbisë nuk është paraqitur apo dëgjuar më, por ka pas veprime nga Lista Serbe, që janë udhëhequr nga drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Gjuriq dhe të gjitha janë të pavërteta.
Petroviq ka thënë se kërkoi nga presidenti serb që mos të veproj kështu, pasi e po e rrezikonte atë, familjen e tij dhe komunitetin serb në Kosovë.
“Policia besoj se ka dosjet e këtij personi. Para 1 ore u nisa të shkoj të pi një kafe dhe ai (Milan Kostiq) ishte me një person. Ai filloi të gjuaj fjalë, më ofendojë, më shau. U afrova te tavolina dhe i thash për çka është fjala. Me një shishe xhamit që kishte dhe e mori në duar dhe më tha se do ta thej kokën. Personi tjetër u ngrit në këmbë dhe dëshiroi të më sulmoj. Në atë rrëmujë kë ra telefoni në tokë. Ai më shau dhe më kërcënoj dhe unë e thirra Policinë dhe prita aty. Për fat Policia erdhi shumë shpejt ndërkohë derisa erdh policia ai thirri dikë në telefon dhe më kërcënoi. Më tha se ka thirr ne telefon zv.komadantin e policisë nga Lista Srpska. Poashtu edhe Slavko Simiqin e thirri. Kur erdh policia mori deklaratën e tij dhe e shoqëruan në stacionin policor”, ka shtuar Petroviq./Gazeta Alo/