Anëtari i Kryesisë së Aleancës Kosova e Re (AKR), njëherësh ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se taksa është vendim meritor për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, por në raport me kërkesën e miqve duhet të shqyrtohet.
Ai ka theksuar se AKR-ja nuk pret që taksa t’i dëmtojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA-në) dhe Bashkimin Evropian (BE-në).
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Matoshi ka deklaruar se secili subjekt politik para prishjes së raporteve me ShBA-në do të duhej ta zgjedhte largimin nga qeveria.
Duke folur për funksionimin e koalicionit qeverisës, Matoshi ka thënë se deri më tani qeveria ka kryer punë të mira dhe, sipas tij, AKR-ja ka arsyetuar besimin e marrë në këtë qeveri.