Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime serioze në një vetaksident dje në rrugën nacionale Ferizaj-Prishtinë, gjegjësisht në Çagllavicë rreth orë 01:50 pas mesnatës.
Personat e vdekur janë dy pasagjere femra ku vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi dhe një pasagjer tjetër mashkull kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në QKUK, njofton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.
“Është raportuar se ka ndodhë aksident trafiku (vetë aksident) e përfshirë një veturë udhëtarësh, në të cilën kishin qenë katër persona dy meshkuj dhe dy femra të gjithë K/Shqiptarë. Si pasoj e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishin pësuar dy viktimat e gjinisë femërore që kishin qenë pasagjere, vdekjen e të cilave në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të rënda trupore kishte pësuar ngasësi i veturës dhe pasagjeri tjetër të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, njofton PK-ja, transmeton GazetaAlo.