Persona me maska mbrëmë kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Tërpezë të Vitisë, ku me forcë kanë arritur të marrin nga një mashkull shqiptar gjëra materiale me vlerë.
Ankuese ka raportuar në Polici se I janë marrë një sasi stoli ari, 2500 euro, një telefon celular dhe një kasafortë me dokumente personale, njofton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një sasi stoli ari në vlerë 2500€, një telefon celular si dhe një kasafortë në të cilën kishte pas dokumente personale . Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore” njofton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.