Moti i keq po mbretëron në Gjermani.
Reshjet e borës kanë mbuluar rrugët të cilat janë bërë vështirë të kalueshme.
Sipas disa pamjeve, shihet se nga bora është bllokuar rrugët qytetin e Mynhenit.
Për pasojë, një kamionë gjatë mbrëmjes së sotme ka rrëshqitur duke bllokuar rrugën.
Derisa, policia dhe njësia e zjarrfikësve gjendën në vend të ngjarjes dhe po mundohen të bëjnë tërheqjen e kamionit të bllokuar.
Në anën tjetër shumë mërgimtarë sot janë nisur për në vendet ku jetojnë.
U bëhet thirrje atyre që të kenë kujdes gjatë rrugës për shkak të motit jo të mirë dhe me reshje bore që po mbizotëron këto ditë.