Prindërit e tmerruar kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi fëmijët e tyre pësuan një aksident të tmerrshëm me makinë në Sydney. Por, një vajzë 17-vjeçare dhe shoferja 21-vjeçarja ia ‘hodhën’ vdekjes duke i mbijetuar mrekullisht aksidentit.
Shoferja grua dhe pasagjeri pasagjerja adoleshente shpëtuan për një fije pasi makina e tyre u nda në dysh kur goditi një shtyllë telegrafi dhe u përfshi nga zjarri të premten rreth orës 8.20.
Pjesëtarët e njësisë së shpëtimit i tërhoqën vajzat nga Mitsubishi Lancer, i cili u gjet i copëtuar tërësisht në udhëkryqin e autostradës Cumberland dhe rrugës Percival në Smithfield, në perëndim të qytetit.
Një nënë u pa që po vinte në vendin e aksidentit dhe qante me ngashërim duke mos besuar që vajza kishte shpëtuar në gjithë atë skenë të tmerrshme.
Ajo u ndihmua nga një punëtor reagimi ndaj emergjencave dhe u largua nga rrënojat.
Më shumë se pesë ambulanca erdhën me dhjetra paramedikë, zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit si dhe policia që dolën në vendngjarje.
Të dy femrat u dërguan me nxitim në spitalin e Liverpulit kurse gjendja e tyre përshkruhet si e qëndrueshme.
Policia tha se makina humbi kontrollin dhe u largua nga rruga përpara se të përplasej me një shtyllë telegrafi, duke shkaktuar dëme të rënda në automjet.
Shoferja 21-vjeçare u trajtua për tronditje nga paramedikët në vendngjarje.
Pasagjeri i saj 17-vjeçar mori trajtim për një hundë të thyer dhe iu nënshtrua egzamimimeve për gjakderdhje të mundshme të brendshme, njoftoi policia për Daily Mail Australia.
Zyrtarët e Komandës së Zonës së Policisë Cumberland po hetojnë rrethanat rreth aksidentit. /Gazeta Alo/