Një shkencëtare indoneziane besohet të jetë ngrënë e gjallë nga një krokodil, pasi e sulmoi ndërsa ajo ishte duke e ushqyer atë në laboratorin ku punonte.
Deasy Tuwo, 44 vjeç, mendohet se ishte tërhequr zvarrë nga krokodili me gjatësi prej 17 këmbësh derisa ajo po u hidhte mish në pishinë gjatë kohës së ushqyerit të premten në mëngjes.
Krokodili, i quajtur Merry, u gjet me mbetjet e zonjës Tuwo ende në nofullat e saj në objektin kërkimor në Sulawesi të Veriut, Indonezi.