Mediat greke kanë zbuluar detaje nga incidenti që për pak desh çoi vendet në luftë sipas tyre.
Mësohet se incidenti i ditës së premte ku dy avionë të Turqisë u futën në hapësirën ajrore greke ishte më i rendë sipas këtyre të fundit se sa një shkelje territoriale.
Protothema raportojnë se dy avionët turq iu sulën një helikopteri Super Puma të Greqisë duke kaluar 30 metra në afërsi të tij.
“Kjo destabilizoi helikopterin dhe rrezikoi seriozisht jetën e pilotit. Nëse një helikopter gjendet në pozicionin pas avionit, ai rrezikohet shumë pasi mund të rrëzohet prej ndryshimit të menjëhershëm të dendësisë së ajrit. Turqit e dinë këtë dhe e bënë me qëllim”, raportojnë mediat greke.
Të premten, dy avionë turq hynë në hapësirën ajrore të Greqisë mbi ishullin Farmakonisi.
Ky është incidenti i radhës mes dy vendeve që janë në raporte të tensionuara për shkak të ishujve në Egje.