Makina e parë elektrike e prodhuar në Turqi, u prezantua këtë të enjte në Stamboll.
Makina ka ngjyrë të kuqe dhe u prezantua gjatë panairit të tretë të Kërkim-Zhvillimit dhe Inovacionit, në Sallën e Kongreseve “Lutfi Kirdar” të Stambollit, njofton Klan Kosova.
“Dizajni i brendshëm dhe i jashtëm, dizajni mekanik, e gjithë sasija dhe karroceria, i tërë motori, moduli i drejtimit të motorit, pajisjet elektronike, të gjitha njësitë e kontrollit dhe softuerët janë prodhim vendor, janë që të tëra kombëtare, janë tonat”, ka deklaruar prodhuesi i makinës, dr. Gursel Guzel, sipas gazetës turke “Hurriyet”.
Në fazën 5-vjeçare të kërkim-zhvillimit janë shpenzuar 6.5 milionë dollarë.
Pritet që kjo makinë dalë në shitje brenda një kohe të shkurtër.
Tipari i saj dallues është se mund të përshkojë deri në 400 kilometër rrugë, pas karikimit për një orë.