Fjalë Kyçe

Kërcënoi turistin nga Kosova, ja çfarë i ndodhi policit shqiptar

Kërcënoi turistin nga Kosova, ja çfarë i ndodhi policit shqiptar

Autoritet në Shqipëri kanë suspenduar nga puna policin që dyshohet se kërcënoi turistin kosovar.

Lajmin e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Sylë Ukshini, ambasadori i Kosovës në Shqipëri.

“Sapo u informova se polici shqiptar është suspenduar dhe ndaj tij është  hapur procedurë administrative si dhe do merren masat konform rezultatit të hetimeve”.

Ukshini ka treguar se për rastin ka kontaktuar edhe me ministrin e Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshin.

“Morën angazhime se ky rast do të qartësohet deri në fund dhe do të vendoset një komunikim i rregullt me qëllim që te sqarohen në kohën e duhur rastet e tilla”, tha Lleshin

Ndryshe, turistit nga Kosova i janë vjedhur telefonat në Durrës dhe i njëjti është kërcënuar nga policia atje.