Fjalë Kyçe

Nga AAK-ja sot është larguar një emër i njohur

Pas më shumë se dy vitesh, sot Valenita Shala-Bajrami, është dorëhiqur nga të gjitha strukturat e AAK-së.

Largimin e saj, Shala-Bajrami, e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka falenderuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe gjithë strukturat e kësaj partie.

Ky është postimi i saj o plotë:

Gjithmonë vjenë një ditë kur si individ bën një balancë me vetën tënde, se çfarë ke bërë dhe çfarë mund të bësh më shumë. Duke qenë më shumë se prej dy vitesh në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që kur u krijua koalicioni PAN, përkatësisht në listën për deputete në këtë koalicion, në Këshillin Drejtues dhe në strukturat e Degës së AAK-së në Prishtinë, ka ardhur momenti që të bëjë më shumë se ç’kam bërë. Kam vendosur të dorëhiqem nga të gjitha strukturat në AAK dhe të gjejë mundësi dhe hapsira të reja, ku mendoj të jap më shumë nga vetja ime në planin politik dhe profesional njëkohësisht. Me këtë rast falenderoj kryetarin e AAK-së, Z.Ramush Haradinaj dhe gjithë strukturat e këtij subjekti politik për bashkëpunimin dhe mundësitë që me krijuan gjatë angazhimit tim në AAK. Me respekte Valentina Shala–Bajrami.