Në Japoni janë ekzekutuar me varje dy të dënuar për vrasje, si dy të parat dënime me vdekje të kryera gjatë këtij vitit, deri gjatë vitit të kaluar u kryen 15 dënime të tilla.
Ky shtet i Azisë Lindore, është në mesin e shumë pak shteteve që ende e aplikojnë dënimin me vdekje, derisa në pritje janë edhe 100 të dënuar me vrasje, transmeton Telegrafi.
“Unë e kërkova kryerjen e ekzekutimit, pas një konsiderimi shumë të kujdesshëm” ka thënë Ministri i Drejtësisë, Takashi Yamashita.
Mbështetja e brendshme për dënimin kapital, mbetet ende shumë e madhe, duke pasur parasysh kritikat në këtë drejtim.
Të dy të ekzekutuarit, ishin dënuar me vrasje, për shkak se kishin kryer vrasje, njëri dy dhe treti tri gradë,, derisa kishin kryer edhe vjedhje.
Amnesty International dhe shumë organizata tjera i kanë bërë thirrje Tokios zyrtare, që të ndalojë këtë dënim, mirëpo nuk duket se do të ndryshojë diçka në të ardhmen.