Specialistët stomatologë të papunë, sot nga ora 10:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë organizohet në vazhdën e protestave të mbajtura para Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas stomatologëve, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili nuk po pranon që të takohet me ata.
Ata akuzojnë ministrin dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, pasi u kishin premtuar se nga 1 janari i këtij viti nuk do të ketë specialistë të papunë në Kosovë.
“Tash ka kaluar më shumë se 1 vit nga ky afat, ne vazhdojmë të bredhim rrugëve, duke kërkuar të drejtën tonë për punësim, pas 22 viteve shkollim. Shumë nga koleget tanë, të cilët me të drejtë nuk iu kanë besuar premtimeve boshe, e kanë bërë zgjidhjen individuale duke u larguar për në vendet e BE-së, e kryesisht në Gjermani. Jemi të bindur që nëse nuk na bëhet një zgjidhje e shpejtë, edhe ne të tjerët nuk do të kërkojmë më “mëshirë” nëpër rrugë”, thuhet në njoftimin e specialistëve.