Numri i viktimave të sulmit në Shtetin e Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kaluar shifrën 20. Ndërsa raportohet se 22 të tjerë janë të lënduar, ndër ta edhe një foshnje katër muajshe. Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, numri i viktimave mund të rritet.
Sipas policisë, i dyshuari është një djalosh 21 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është konfirmuar. Për këtë sulm janë arrestuar tre persona.
Në media sociale shkruhet se sulmuesi ka lënë një shkrim në disa faqe të ndryshme në internet. Kjo ka rritur shqetësimin se ky sulm mund të ketë motive naziste dhe ideologji ekstreme të djathtë.