Një sulm me armë në një supermarket të El Pasos, la të vdekur 20 persona si dhe plagosi 26 të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qytetin e El Paso.
Guvernatori i Teksasit e quajti këtë si një nga ditët më të zeza në historinë e vendit pasi një numër i tillë vdekjesh nuk ishte parë ndonjëherë.
Autor i ngjarjes është një 21 vjeçar, për të cilin policia tha se ishte banor i qytetit të zonës Dallas të Allen, rreth 650 milje (1,046 km) në lindje të El Paso.
Sipas mediave amerikane, emri i tij është Patrick Crusius.
Për sulmin ka reaguar edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Ai ka thënë se kurr nuk do ta kishte menduar se një gjë e tillë do të ndodhte në El Paso.