Shoqata “Trofta” nga Peja, përmes rrjetit social në Facebook ka reaguar për gjendjen alarmante në Grykën e Rugovës.
Peshqit po ndodhin përsëri.
Ata kanë fotografuar peshqit e ngordhur dhe gjendjen e tmerrshme të ujit, dhe deklarojnë që kjo po vjen nga fabrika e djathit e cila po i liron mbetjet në Lumbardhë.
Kjo Shoqatë kërkon reagim dhe përkrahje institucionale që të ndalet hedhja e mbetjeve në ujë, dukuri kjo shumë vjeçare.
Ngordhja e peshqve në Grykën e Rugovës ka ndodhur edhe më parë.