Fjalë Kyçe

Çfarë po ndodh në SHBA, pas Teksasit sulm edhe në Ohio ku vdiqën nëntë persona dhe u plagosën 16

Çfarë po ndodh në SHBA, pas Teksasit sulm edhe në Ohio ku vdiqën nëntë persona dhe u plagosën 16

Pas sulmit në Teksas, po raportohet se policia amerikane është duke u përballur edhe me një sulm tjetër me armë zjarri që ka ndodhur në Dayton të Ohio-s.

Sipas Policisë së Dayton, sulmi ka ndodhur pas mesnate, ku si pasojë nëntë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë kanë mbetur të lënduar, raporton CNN, përcjell lajmi.net.

I dyshuari për kryerjen e këtij akti është në mesin e viktimave që humbën jetën.

Policia ende nuk ka dhënë detaje nëse sulmi ishte terrorist.

Ndërsa, në sulmin e djeshëm në Teksas humbën jetën 20 persona dhe 26 të tjerë u lënduan.