Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeveria e Kosovës, Besnik Tahiri sot ka pritur në një takim banorët e fshatit Orllan të Komunës së Podujevës, me të cilët ka diskutuar për investimet e Qeverisë në këtë zonë turistike.
Tahiri gjatë këtij takimi u ka thënë atyre se në bazë të kërkesave të banorëve, Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa ka kompletuar buxhetin për projektin e ujësjellësit në Orllan dhe mbas votimit të buxhetit I cili pritet të ndodh në fund të janarit , pritet të fillohet edhe me procedurat e prokurimit për fillimin e zbatimit të projektit në teren .
Po ashtu përfaqësuesit e këtyre fshatrave kanë kërkuar koordinatori Tahiri, që kjo pjesë të shikohet si zonë me interes të veçante, ngase sipas tyre, është njeri nder vendet me më së shumti potencial për zhvillimin e Turizmit , me një trashëgimi te pasur kulturore e historike , siç është edhe kompleksi i komandantit të par të UÇK heroit Zahir Pajaziti .
“Nga z.Tahiri u konfirmua se Qeveria e Kosovës do të angazhohet që nga ky vit Orllani të trajtohet me interes të veçante duke shiquar mundësit për një Project për zhvillimin ekonomik të rajonit të Orllanit sepse ashtu edhe e meriton”, thuhet në njoftim. /Gazeta Alo/