Kryeqyteti i Iranit ka ndaluar shëtitjen e qenve në publik.
Shefi i policisë së Tehranit, Hossein Rahimi tha se kanë leje që të marrin masa ndaj njerëzve që marrin kafshët e tyre dhe shëtisin në hapësira publike si parqet.
Për agjencinë e lajmeve “Young Journalists Club”, ai tha se ndalimi është bërë pasi qentë krijojnë ankth dhe frikë tek njerëzit në rrugë.
Përveç kësaj, edhe prania e qenve në makinë gjatë udhëtimit është e ndaluar.
Qentë konsiderohen si “jo të pastër” nga autoritetet islamike të Iranit.
Ministria e Kulturës dhe Udhëzimi Islamik ka të drejtë të dënojë mediat nëse i bëjnë reklama kafshëve apo produkteve për to.
Ende nuk është përcaktuar se çfarë masash merren për njerëzit që shkelin këto rregulla në Tehran.