Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se nëse nuk kalon buxheti për vitin 2019 në seancën e nesërme të Kuvendit , atëherë në fund të muajit shkurt nuk mund të bëhet asnjë pagesë, përveç borxheve.
“Dëshiroj me qenë pozitiv që buxheti do të kalojë. Janë kryer të gjitha proceduarat. Komisioni për legjislacion pritet të mbajë mbledhje dhe të krijohen kushtet që të futet në seancë. Në situatën hipotetike, nëse nuk kalon, asnjë pagesë nuk mund të bëhet në shkurt përveç borxheve. Besoj do të jenë numrat për votim”, ka thënë Hamza.
Hamza beson se koalicioni qeverisës i ka numrat për votimin e buxhetit për këtë vit.
“Besoj që deputetët do ta votojnë buxhetin. Unë besoj që i kemi numrat për votimin e buxhetit. Ne e dimë që në leximin e parë ka pas një marrëveshje mes partive janë disa kishte një pjesë është plotësuar dhe besoj që janë krijuar kushtet që buxheti të shqyrtohet ne seancë dhe ta kalon”./Gazeta Alo/