Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll flakët në një depo municionesh në Siberi dhe këto të fundit nuk po shpërthejnë më.
10 avionë të mëdhenj mallrash Il-76 dhe pesë helikopterë mi-8 kanë ndihmuar nga qielli në shuarjen e flakëve në qytetin Achinsk, në rajonin e Krasnojarskut.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka më zjarre në depon e vjetër që mbante rreth 55 mijë mortaja artilierie.
Më shumë se 9500 vetë janë evakuuar nga zonat përreth. Gjashtë janë të lënduarit në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Municionet që shpërthenin pa pushim dëmtuan një shkollë dhe një kopsht në fshatin Kamenka.
Por sipas zyrtarëve, përveç xhamave të thyer ka pak dëme strukturore në zonë. Banorët lokalë u evakuuan nga një rreze prej 20 km rreth depos së armatimeve. Dëshmitarët postonin në mediat sociale imazhe të lëmshave fluturues të zjarrit dhe tymit të zi.
Rajoni i Kranojarskut është një nga ata që janë prekur nga zjarret e mëdha që kanë përfshirë pjesë të Siberisë javët e fundit për shkak të motit si jozakonisht të ngrohtë dhe erërave të forta.
Zjarret më të mëdha sidoqoftë, janë disa dhjetëra kilometra në veri perëndim të tij. Burimet ushtarake thanë për mediat vendase se besonin që shpërthimet ishin shkaktuar nga një mortajë e vjetër.