Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ligji për pagat në sektorin publik nuk respekton parimin pagë e njëjtë për punë të njëjtë.
Hoti, madje përmes një tabele ka shpjeguar edhe mënyrën se si do të jetë koeficienti për disa nga kategoritë e sektorit publik.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se si i tillë ky ligj duhet të tërhiqet dhe të rishkruhet në konsultim me të gjitha kategoritë e të punësuarve në sektorin publik, shkruan Gazeta Alo.
Ndërsa, ka kërkuar nga Qeveria që të anulojë vendimin për rritje të pagave për zyrtarët e kësaj të fundit.
Postimi i tij i plotë:
Ligji per pagat ne sektorin publik nuk respekton parimin “page e njejte per pune te njejte”, apo parimet tjera parapara ne nenin 3.
Arsimtaret e shkolles se mesme paguhen sa truproja, i cili pervec pages merr edhe shtesat per rrezikshmeri. Polici i thjeshte ka koeficient 2, nderkaq polici i ri 1.0.
Ligji le hapesire per percaktim te te ardhurave me vendime te organeve te tjera, duke lene hapesire qe prape me vendime ekzekutive te krijihen pabarazi ne te ardhura.
Me nenin 27, ju ruhen pagat e larta te atyre qe per shume vite kane perfituar shumefish me shume se vartesit e tyre ose te punesuarit e tjere. Kjo bie ndesh me qellimin e ketij ligji, qe eshte harmonizimi i pagave ne sektorin publik.
Si i tille, ky ligj duhet te terhiqet. Ligji duhet te rishkruhet ne konsultim me te gjithe kategorite e te punesuarve ne sektorin publik.
Qeveria duhet te anuloje vendimin per rritje te pagave per vete, sepse ai vendim paraqet konflikt te interesit sipas vleresimit te Agjencise Antikorrupcion qe eshte organi i vetem qe vlereson ligjerisht konfliktin e interesit./Gazeta Alo/