Bën ftohtë dhe ngricë në SHBA.
Në Çikago temperaturat kanë zbritur në -50 gradë celsius, si pasojë e erërave të ftohta që vijnë nga Arktiku.
Prova e të ftohtit ekstrem duket në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shumë vetë argëtohen me eksperimentin e ujit të nxehtë.
Njerëzit hedhin në ajër ujë të nxehtë dhe rezultati është ngrirje e menjëhershme dhe avullim i tij.
Duke pasur parasysh temperaturat ekstremisht të ulëta, mjaftojnë 10 minuta për të rrezikuar të ngrish.
Madje, edhe flluskat e sapunit ngrijnë në çast.
Në disa vende të SHBA’ve bën më ftohtë se në polin e Veriut. Një i ftohtë i tillë nuk ndodhte që në vitin 1963.