Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e dytë pas pushimeve dimërore.
Në këët seancë e cila pritet të fillojë në ora 10:00 do të ketë nëntë pika të rendit të ditës, e në mesin e tyre edhe projektligji për buxhetin e vitit 2019, shkruan Gazeta Alo.
Pikë e rëndësishme e rendit të ditës është edhe shyrtimi i dytë i projektligjit për paga ën sektorin public.
Ndërkohë që pa u votuar buxheti i këtij viti nga sot nuk mund të bëhet asnjë pagesë, përveç borxhit publik.
Ky është rendi i ditës së seancës së 2 shkurtit:
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,
- Propozimi për formimin e Komisionit Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,
- Shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.