Fjalë Kyçe

​Vdes një fëmijë në Podujevë nga goditja e veturës

​Vdes një fëmijë në Podujevë nga goditja e veturës

Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një fëmijë i gjinisë femërore ka humbur jetën.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore, njofton Policia e Kosovës.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu  përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.  Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ngasësi i automjetit Golf,  P. A, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor.