Fjalë Kyçe

Këto janë vendet ku ka më së shumti qytetarë që mbajnë armë, ja ku gjendet Kosova

Këto janë vendet ku ka më së shumti qytetarë që mbajnë armë, ja ku gjendet Kosova

Përdorimi i armëve tek qytetarët e vendeve të ndryshme është bërë sfidë e madhe për qeveritë e vendeve të ndryshme, e sfidë e madhe mbetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një pjesë e qytetarëve atje e mbështesin idenë e mbajtjes së armëve ndërsa një pjesë tjetër e kundërshtojnë idenë. Ka shkuar aq larg sa që ka qenë temë debati gjatë fushatave për president të vendit.

E në listën e qytetarëve që përdorin më së shumti armë, gjendet edhe Kosova. Sipas matjeve, Kosova gjendet në vendin e 17 në botë, ku 26.6% e qytetarëve mbajnë të paktën një armë në shtëpitë e tyre.

E nga rajoni, Mali i Zi dhe Serbia zënë vendin e parë.

Në të dyja këto vende, 39.1% e qytetarëve mbajnë armë në shtëpitë e tyre. Më pas nga rajoni vjen Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia Veriore.