Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot në zyret e Qeverisë priti presidentin Hashim Thaçin.
Haradinaj në faqen e tij zyrtare Facebook, shkruan se kësaj here për konsultimet e agjendës shtetërore ka presidentin Thaçi në zyren e tij.
“Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA”, shkruan Haradinaj./Gazeta Alo/