Edhe përkundër faktit se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar Statutin e ri për Trepçën, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka thënë çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogardit në Bruksel.
Koacijacic në një përgjigje për ‘tanjug’, ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut, raporton Gazeta Express.
“Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut, ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapur ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidh nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.”, ka thënë Koacijancic, e pyetur për pasojat që mund të ketë miratimi i Statutit për Trepçën që u votuar para pak ditësh në parlamentin e dialogut dhe për fatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të pezullojë vendimin për taksën, që do të mundësonte një kthim të shpejtë në dialogun e Brukselit.
Ndërkohë edhe krerët e shtetit serb vazhdimisht e kanë potencuar se nuk do t’i kthehen dialogut derisa Prishtina nuk e zhbën vendimin për taksën.
Po ashtu ditë më parë janë organizuar edhe protesta në veri kundër vendimeve të Prishtinës për Trepçën, duke thënë se autoritetet kosovare po tentojnë që ta grabisin Trepçën dhe të lënë serbët që jetojnë në veri të Mitrovicës pa punë.
Siç shkruan ‘novosti’, Prishtina kishte refuzuar që në dialogun e Brukselit ta vinte në diskutim çështjen e Trepçës, pasi e konsideronte si pronë të Republikës së Kosovës, dhe për Kosovën një gjë e tillë ishte punë e kryer.