Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në Gjakovë do të investohet në një projekt të rëndësishëm për bujqësinë .
Sipas tij ky projekt është prezantuar nga investitori “Growponics Kosova”, investim mbi 10 milionë euro në serë hidroponike, në 5 hektarë tokë në rajonin e Gjakovës, që do të krijojë 130 vende të reja të punës dhe do të rritë kapacitetet eksportuese të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se . Klima e përshtatshme, lehtësirat legjislative dhe Ligji për Investime Strategjike, po e bëjnë Kosovën destinacion të kërkuar për investime.
Postimi i tij i plotë:
Në takim me ministrin Endrit Shala dhe kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpalos një tjetër projekt i rëndësishëm për bujqësinë, i prezantuar nga investitori “Growponics Kosova”, investim mbi 10 milionë euro në serë hidroponike, në 5 hektarë tokë në rajonin e Gjakovës, që do të krijojë 130 vende të reja të punës dhe do të rritë kapacitetet eksportuese të Kosovës. Klima e përshtatshme, lehtësirat legjislative dhe Ligji për Investime Strategjike, po e bëjnë Kosovën destinacion të kërkuar për investime dhe janë bazë e fuqishme që Viti i Ekonomisë ta bëjë kthesën pozitive në trajektoren e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë./Gazeta Alo/