Presidenti aktual i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është rizgjedhur në të njëjtën pozitë edhe për mandat tjetër katërvjeçar, si kryesues i organit qeverisës të futbollit evropian.
51-vjeçari slloven, i cili është me profesion është avokat, ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë në Kongresin e 43-të të UEFA-s, i cili u mbajt sot në Romë të Italisë, transmeton Gazeta Express.
Ceferini u emërua në këtë pozitë para dy vjetëve e gjysmë, kur ish-presidenti, Michel Platini, u pezullua për shkak të skandaleve me korrupsion.
“Jam i nderuar, unë po e marr këtë punë me më pak dyshime sesa më parë”, tha Ceferin, kur po i falënderonte 55 vendet anëtare të UEFA-s.
“Gjëja më e rrezikshme që mund ta bëjmë është ta ndalim punën dhe ta shijojmë situatën aktuale. Unë dua që UEFA ta vendosë shpresën dhe solidaritetin në zemrën e strategjive tona”.