Në ditë feste gjithmonë kujtohen ata që s’janë më në mesin tonë.
Ka kohë që e bija e aktorit Çun Lajçi, Bubulina Lajçi është ndarë nga jeta.
Jo rrallëherë aktori kosovar, shkruan për mungesën e saj, dhe dhimbjen që ndien.
Sot, Lajçi me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vizituar varrin e të ndjerës.
Shkrimi i tij i plotë:
Festë ndër gurë
Sot s’po ndahemi, po festojmë s’bashku
ne me shpirtna ju me hije
po i çojmë urimet andej, s’po presim t’na kthehen
ju jeni dembel, s’shkruani, e di
Po vishemi bukur e herët po çohemi
kur t’thërret ezani po nisemi
faqët po i lajmë ndër gurra dita pa zbardhë
hala nata pa ikë po vimë të rrasat me emna e data
m’u ç’mall tue folë amël me juve që s’flisni
që festoni ndoshta tjera festa
me tjera data
Sot pak mish po e hamë për juve
edhe pak hallvë
e ngryk po merremi me gurë .