Porositë në fabrikat gjermane ranë në muajin dhjetor, shenjë kjo se industria e vendit ende nuk po mund ta marrë veten, si pasojë e një perspektive të zymtë për stopimin e Brexitit.
Pavarësisht rritjes së parashikuar prej 0.3 për qind, prodhimi industrial ra me 1.6 për qind dhe me një rënie enorme vjetore prej 7 për qind, duke rritur frikën se vendi mund të shkonte drejt recesionit.
Deutsche Bank paralajmëron: ‘Fillimi i ekonomisë gjermane në 2019 ka qenë një zhgënjim i madh deri më tani’.
Zhvillimi i disa treguesve kryesorë ciklikë na tregon se ekonomia gjermane po shkon drejt recesionit tani.
Rënia më e madhe e prodhimit në industrinë gjermane – shtron pyetjen nëse Angela Merkel me të vërtetë mund të lejojë që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Evropian muajin e ardhshëm pa një marrëveshje, shrkuan Gazeta Alo
Krerët e BE-së janë gjithnjë e më të shqetësuar rreth perspektivës, derisa ende nuk ka një marrëveshje edhe pse kanë mbetur vetëm 50 ditë përpara se Britania të largohet më 29 mars.
Por shanset për marrjen e koncesioneve të Theresa May nga udhëheqësit e BE-së nuk janë rritur pas takimit të së enjtes në Bruksel.
Tregjet nuk ishin të impresionuara nga komentet e Presidentit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, se ishte një ‘vend i veçantë në ferr’ për ata ‘që e promovuan Brexitin pa një skicë plani për ta kryer atë në mënyrë të sigurt’.
Të dhënat e reja zhgënjyese vijnë disa ditë pasi qeveria ka shkurtuar parashikimin e rritjes ekonomike të vitit 2019 nga 1.8 për qind në 1 për qind.
Ekonomia e Gjermanisë u rrit 1.5 për qind vitin e kaluar dhe 2.2 për qind në 2017.
Porositë e fabrikave gjermane ranë papritmas e ndikuar nga kërkesa më e dobët nga jashtë, një shenjë tjetër se ekonomia e dobësuar botërore po dëmton në pjesën më të madhe Evropën.
Rënia e përgjithshme u nxit nga një rënie prej 5.5 për qind e porosive nga klientët jashtë eurozonës, ndërkohë që porositë vendore u ulën me 0.6 për qind.
“Rënia e blerjeve në dhjetor tregon se faza e ligështimit të industrisë po vazhdon për momentin,” tha Ministria e Ekonomisë, ndërsa ekonomisti i Bankhaus Lampe, Alexander Krueger mori një ton më të ashpër duke thënë: ‘Është e qartë tani që kohët e arta të industrisë gjermane kanë përfunduar’.
“Duke parë shkallën e ngadalësimit të ekonomisë globale dhe rreziqet e shumta politike, është e paqartë se kur do të vijnë impulset e reja dhe të qëndrueshme të rritjes në të ardhmen e afërt”, shtoi Krueger./Gazeta Alo/