George Soros ka bërë thirrje që votuesit pro-Evropë të zgjohen para se kontinenti ‘të zhduket në harresë’ përpara zgjedhjeve evropiane.
Duke shkruar në një artikull për faqen e internetit të biznesit, MarketWatch, biznesmeni miliarder Soros tha se BE është duke shkuar rrugës së Bashkimit Sovjetik nëse njerëzit nuk veprojnë për ta shpëtuar atë.
“Evropa po ecën përgjumur në harresë dhe populli i Evropës duhet të zgjojë para se të jetë tepër vonë”, shkroi Soros.
“Nëse nuk e bëjnë këtë, Bashkimi Evropian do të shkojë rrugës së shpërbërjes siç ndodhi me Bashkimit Sovjetik më 1991. As udhëheqësit tanë, as qytetarët e zakonshëm nuk e kuptojnë se po përjetojmë një moment revolucionar, se spektri i mundësive është shumë i gjerë dhe se rezultati përfundimtar është në këtë mënyrë shumë i pasigurt “.
Soros më tej thotë se beson se zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian në maj të këtij viti do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e kontinentit, por ai argumentoi se partitë e anti-Evropës do të ‘gëzojnë një avantazh konkurrues’, përcjell Gazeta Alo.
Ai gjithashtu përsëriti kundërshtimin e tij ndaj Brexit-in, duke e quajtur largimin e menjëhershëm të Britanisë si “ngjarja përcaktuese për vendin për dekada të tëra”.
‘Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, një strukturë e e vjetruar politike pengon vullnetin popullor të gjejë zgjedhjen e përshtatshme, “shtoi Soros.
“Situata është kaq e komplikuar saqë shumica e britanezëve duan ta mbarojnë këtë proces, edhe pse do të jetë ngjarja përcaktuese për vendin për dekada të tëra.”
Soros, një sponsor i madh i Partisë Demokratike në SHBA, është një kampion i kauzës liberale globale dhe ka derdhur fonde në një fushatë kundër Brexit, duke fituar kështu një status të diskutueshëm në qarqet e krahut të djathtë.
“Unë jam fajësuar për gjithçka, duke përfshirë edhe anti-Krishtin”, tha Soros, 88 vjeç, për FT gjatë një interviste javën e kaluar në Marrakesh të Marokut. ‘Uroj që nuk kam aq shumë armiq, por megjithatë këtë e marr si një tregues se duhet të bëj diçka të drejtë’.
Soros gjithashtu është ballafaquar me polemika në Britani të Madhe duke ndarë të paktën 700 mijë funte për fushatën Best for Britain, e cila kërkon që deputetët të votojnë për marrëveshjen e Theresa May dhe të ndalojnë Brexit-in.
Lajmi i përfshirjes së tij nxiti aktivistët kundër BE-së, duke përfshirë ish-ministrin e kabinetit Owen Paterson, i cili akuzoi Sorosin për një ndërhyrje “të neveritshme” për të minuar një votim popullor.
Në vende të tjera, Soros ka financuar grupe pro-demokracisë në Hungari, ku të drejtat individuale dhe liria e shprehjes janë nën tension nga regjimi autoritar i Kryeministrit Victor Orban.
Pasuria e tij tani qëndron në 8 miliard dollarë – një total i varfëruar nga një donacion prej 18 miliard dollarë (14.2 miliard funte) për organizatën e tij filantropike, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur./Gazeta Alo/