Sot do të mbahet takimi i delegacionit Shtetëror ku pritet të votohet edhe Platforma për Dialogun.
Bashkëkryesuesi i këtij Delegacioni, Shpend Ahmeti, tha dje se Platforma për Dialogun pritet të votohet nga Delegacioni Shtetëror ndërsa të premten do t’i dorëzohet Kuvendit.
Ahmeti ka thënë se kjo Platformë për Dialogun nuk është dorëzuar akoma te presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Për të diskutuar rreth kësaj platforme, bashkëkryesuesit e delegacionit Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj u takuan dje me krerët shtetëror.