Shefi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Shtetet e Bashkuara, Brock Long, dha dorëheqje, duke u bërë zyrtari i fundit i lartë që lë administratën e presidentit Donald Trump.
Duke qenë në këtë post qysh në vitin 2017, ai ka udhëhequr përgjigjet ndaj disa katastrofave natyrore, përfshirë operacionin pas një stuhie shkatërruese në Puerto Riko.
Long raportohet se ka qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje mbi përdorimin e burimeve të qeverisë.
“Është koha për mua të shkoj në shtëpi te familja ime”, tha ai.
Long, i cili ka vite përvojë në menaxhimin e emergjencave, shtoi se kjo ishte “mundësi e jetës” dhe se gjatë mandatit të tij agjencia, e njohur si Fema, ka reaguar në më shumë se 220 fatkeqësi të deklaruara.
Zëvendësi i Long, Peter Gaynor, do të shërbejë si ushtrues detyre i shefit të agjencisë Fema.