Kosova ka vënë masë reciprociteti ndaj Maqedonisë së Veriut duke ndaluar disa prodhime që importohen nga ky vend. Ministri Endrit Shala ka marrë vendim për ndalimin e disa produkteve ushqimore si mjalti natyral dhe patatet nga Republika e Maqedonisë Veriore.
Sipas Ministrisë ky vendim hyn në fuqi nga data 16.08.2019.
Ministri Shala i kishte dërguar një letër homologut të tij në Maqedoninë e Veriut, për barrierat që ky shtet i ka vendosur ndaj produkteve të Kosovës.
Shala ka thënë se nëse kjo nuk ndodh Kosova do të vë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë.