Presidenti Donald Trump po planifikon të nënshkruajë një kompromis për sigurinë kufitare të premten dhe më pas njoftoi se po përdor veprime ekzekutive duke përfshirë edhe deklarimin e emergjencës kombëtare që të shpenzojë 8 miliardë dollarë për të ndërtuar murin me Meksikën, thonë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.
Për momentin ky vendim do t’i jep fund një bllokimi me Kongresin. Por kjo ka mundësi të shkaktojë një mosmarrëveshje të re kushtetuese nëse
Presidenti po e tejkalon autoritetin e tij, njofton Klan Kosova.
Lajmi fillestar i vendimit të Trump erdhi përmes Mitch McConnell, i cili tha se Trump do të nënshkruante projekt-ligjin për të shmangur mbylljen e qeverisë dhe pastaj të deklarojë një emergjencë kombëtare në të njëjtën kohë.
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë thotë se Trump pritet të njoftojë se do të përdorë veprime ekzekutive për të nxjerrë një sërë burimesh financimi të administratës për të ndihmuar financimin e ndërtimit të murit të tij në kufi. Shpallja e emergjencës kombëtare pritet të jetë pjesë e kësaj, raporton CNN.
Ai konfirmoi se presidenti do të tregojë për shumën totale që do të jetë afërsisht 8 miliardë dollarë.
Për këtë demokratët mund ta çojnë çështjen në gjykatë.