Fjalë Kyçe

Ibrahim Kadriu, laureat i Çmimit për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”

Ibrahim Kadriu, laureat i Çmimit për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”

Fitues i Çmimit për Vepër Jetësore“Azem Shkreli” sot është shpallur Ibrahim Kadriu, shkrimtar poet, dramaturg, i pranishëm në letrat shqipe në Kosovë e në viset shqiptare qe më shumë se gjysmë shekulli.

Juria profesionale për dhënien e Çmimit në përbërje: Nevrije Ismaili- Bislimi, kryetare, me anëtarët Binak Kelmendi, Asllan Qyqalla, Nexhat Çoçaj dhe Miftar Kurti, ka dhënë edhe shpërblimet tjera për të arriturat njëvjeçare në Letërsi, transmeton Koha.net.

Kështu, sipas vendimit të Jurisë, shpërblimet i morën:

Për prozë e roman (Çmimi “Anton Pashku”) Sali Bytyçi e Florin Kelmendi,

Për poezi (Çmimi “Ali Podrimja”) Merxhan Avdyli e Çun Lajçi,

Për studime letrare, Kritikë letrare e Eseistikë (Çmimi “Ibrahim Rugova”) Sali Bashota e Aqif Mulliqi

Për Përkthim (Çmimi “Pjetër Bogdani”) Alfred Beka dhe

Për Poezinë për Fëmijë (Çmimi “Vehbi Kikaj) Avdush Canaj .

Ceremonia e dhënie së shpërblimeve u zhvillua sot në Ministrinë e Kulturës dhe ato laureatëve ua dorëzoi ministri Kujtim Gashi.

Ministri Gashi me këtë rast përgëzoi të shpërblyerit dhe premtoi stimulim të mëtejmë të krijimtarisë letrare.