Një zëdhënës i ushtrisë së Egjiptit, thotë se ekstremistët kanë sulmuar një pikë të kontrollit të ushtrisë në Gadishullin Sinai, duke shkaktuar 15 viktima, përfshirë vrasjen e të paktën një zyrtari policor.
Koloneli Tamer Rifai tha se ushtria ka arritur që të vrasë shtatë ekstreministë gjatë shkëmbimit të zjarrit, por nuk dha më shumë informacione se a ka viktima nga radhët ushtrisë egjiptiane.
Ushtria e Egjiptit për vite të tëra është duke luftuar kryengritësit në Sinai. Në këtë territor ka mbështetës të grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Luftimet janë intensifikuar pasi ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin islamist më 2013.