Eurofobët parashikohet të rriten në numër gjatë zgjedhjeve të ardhshme evropiane të fund majit, por grupimet e mëdha pro BE’së do të mbeten shumica
Kjo u bë e ditur nga një publikim mbi parashikimet paraprake në përbërjen e ardhshme, të publikuar sot nga Parlamenti Evropian, bazuar në të dhënat e sondazheve.
“Procesi zgjedhor i cili do të organizohet nga data 23 deri në 26 maj është një nga detyrat demokratike më të rëndësishme në botë”, u shpreh zëdhënësi i Parlamentit Evropian gjatë prezantimit të të dhënave në Bruksel.
Eurodeputetët e rinj, të cilët do të japin kontribut në hartimin e legjislacionit të BE’së për pesë vite, do të kenë gjithashtu përgjegjësinë për të zgjedhur pasardhësin e Jean-Claude Juncker për të kryesuar Komisionin e ardhshëm Evropian.
Dy grupimet kryesore politike të Parlamentit Evropian, PPE (e djathta) dhe Social-demokratët do të humbnin përkatësisht 34 dhe 51 vende.
Ato do të ruajnë gjithsesi dy grupet kryesore me 183 dhe 135 vende, në një Parlament më të zvogëluar për shkak të Brexit planifikuar me 705 vende në vend të 751 që zotëron aktualisht.