Njëzet e dy vjeçari Alex Smith është një ushtar shërbyes në Ushtrinë Britanike, që ka edhe një profesion shumë të ndryshëm – baletin. Për dy vjet ai e mbajti të fshehur këtë talent nga miqtë e tij ushtarë, shkruan BBC News, transmeton GazetaAlo.
Trooper Alex Smith i ushtrisë Queen’s Dragoon Guards ka veshur uniformën e tij dhe është gati për detyrë. Por sot, në mënyrë të pazakontë, ai është në një teatër.
Alex po bën pjesë në një produksion të vallëzimit kontemporan të quajtur “5 Ushtarët” , një vepër e krijuar nga koreografi Rosie Kay dhe trajton temën për aspektet e jetës ushtarake – trajnimi rigoroz, miqësitë dhe stresi për të shkuar në një konflikt.
Si një ushtar i trajnuar, Alex ka përvojën e parë të asaj që jeta është me të vërtetë si në Ushtrinë Britanike – dhe megjithatë ai është gjithashtu një balerin i trajnuar, pasi ka studiuar balet, tap, jazz, vallëzim modern dhe kontemporan.
“Fillova të kërcej kur isha gjashtë vjeç,” thotë ai. “Çdo javë e dërgoja motrën time për të ndjekur mësimet dhe pas një kohe , ndjeka disa orë dhe mendova që unë mund ta bëja këtë,dukej shumë e lehtë për mua, dhe iu bashkova baletit.
Ai thotë se, pavarësisht shfaqjeve, kërcimtarët dhe ushtarët kanë shumë gjëra të përbashkëta. Vetëdisiplina është e rëndësishme në të dyja rastet dhe një vendosmëri për të pasur sukses.
Dhe të dy profesionet kërkojnë nivele të larta të ushtrimeve fizike – kështu që Alex ishte i përgatitur mirë për testet fizike që ai dhe aplikantët e tjerë duhej t’i nënshtroheshin.
“Unë mendoj se vallëzimi më ndihmoi në trajnime bazë, sepse unë isha mjaft fizikisht i përshtatshëm. Unë mund të mbaj pesha, sepse edhe në balet më duhej të ngrija vajzat balerina
Në fillim Alex lajmin i’a dha të dashurës së tij, një balerineje, se ai po aplikonte për ushtri. Ai i tha mamasë së tij që do linte vallëzimin dhe po kthehej në shtëpi./GazetaAlo/