Së paku katër persona kanë mbetur të lënduar – njëri me lëndime serioze, pas një orteku të borës në një qendër skijimi në Aplet e Zvicrës.
Orteku raportohet se ka ndodhur në Crans-Montata rreth orës 14:20 të dirës së djeshme, me kohën lokale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarët kanë thënë se 240 pjesëtarë nga ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar skitarët gjatë gjithë natës në vendin e ngjarjes.
Policia ka thënë se ekziston mundësia që të tjerë të kenë mbetur nën borë, pasi që dëshmitarët kanë thënë së mund të kenë qenë rreth 12 veta në momentin e rrëshqitjes së ortekut.
“Dëshmitarët kanë thënë se mund të ketë të tjerë, prandaj kërkimet do të vazhdojnë”, ka thënë komandanti i policisë, Christian Varone.