Fjalë Kyçe

Dy ekipet e vetme që kanë marrë maksimumin e pikëve në pranverë

Dy ekipet e vetme që kanë marrë maksimumin e pikëve në pranverë

Edhe pse kanë kaluar vetëm dy xhiro që nga fillimi i stinorit pranveror në Ipko Superligën e Kosovës, asnjë skuadër tjetër përveç Feronikelit dhe Ballkanit nuk ka arritur ti grumbullojë dy fitore rradhazi.

Madje, këto dy skuadra mbajnë epitetin e skuadrave të pathyeshme edhe në DigitAlb Kupën e Kosovës, pasi që në javën hapëse të pranverës morën “biletën” për në gjysmëfinale, duke eleminuar kundërshtarët e tyre.

Feronikeli në kampionat e nisi me fitore ndaj Lirisë në udhëtim (0-2) dhe më pas triumfoi në shtëpi me rezultat identik ndaj Llapit (2-0).

Në kuadër të çerekfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës ekipi i Zekirija Ramadanit eleminoi Ferizajn e Bylbyl Sokolit në udhëtim (0-1).

Ballkani e ka nisur mbarë gjithashtu këtë fillim pranvere, duke realizuar tri fitore në po aq takime.

Në kuadër të Ipko Superligës “portokallinjtë” mposhtën Drenicën (2-0) dhe KEK-un (3-0) në shtëpi, raporton Gazetasheshi.com.

Në çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës eleminuan ekipin e Kikës vetëm pas vazhdimeve (0-1).