Fjalë Kyçe

Dasmorët rrihen me karrige pasi nuk u pajtuan për muzikën që do të luhej

Dasmorët rrihen me karrige pasi nuk u pajtuan për muzikën që do të luhej

Dasmorët e një dasme në një qytet në Turqi u përfshin në një rrahje masive pas kaosit të krijuar i cili lindi si pasojë e grindjes rreth zgjedhjes së muzikës që po luhej. Pamjet e smartfonëve të filmuar nga dëshmitarë okularë tregojnë se një numër i madh i mysafirëve gjuanin me karrike plastike në një dasmë në Adana të Turqisë.

Policia nxituan në vendngjarje për t’u marrë me rastin, por mezi ia dolën të kontrollonin grupet rivale mes familjes së nuses dhe të dhëndrit.
Të porsamartuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, u larguan nga vendi i ngarjes me një veturë, derisa po vazhdonte kaosi.

Mosmarrëveshja thuhet se filloi sepse nusja dhe dhëndri ishin nga rajone të ndryshme të Turqisë dhe të dy palët donin që të luhej muzika e tyre tradicionale. Si kompromis, DJ alternoi muzikë të dy rajoneve, por kjo vetëm shkaktoi armiqësi dhe akuza pasi disa mysafirë tashmë ishin duke kërcyer me muzikën e tyre.

Ata filluan të ‘shkepnin’ grushte derisa dhjetëra karrige plastike të bardha u hodhën mbi dasmorët e tjerë derisa dasma u kthye në një kaos të vërtetë. Gjakrat u qetësuan vetëm pas ardhjes së policisë e cila nuk bëri arrestime pasi asnjëra palë nuk donte të bënte ankesë kundër tjetrës.
Autoritetet lokale konfirmuan se askush nuk u lëndua rëndë.

Dje, në një rast tjetër Mirror Online raportoi se tetë vetë u plagosën rëndë kur një turmë dasmorësh u grindën gjatë një ceremonie martese lidhur me porosinë e ushqimit. Familja e dhëndrit priste që deleja të shërbehej si pjesë e zijafetit, por banketi – i cila ishte paguar nga të afërmit e nuses – kishte vetëm mish pule në ofertë.

Më shumë se 100 karrige u dëmtuan gjatë kaosit dhe pamjet e videove tregojnë burrat dhe gratë duke mbajtur kokat e tyre pasi që ishin goditur.
Të dyja palët shkuan në stacionin e policisë në shtetin Telangana, në jug të Indisë dhe u ankuan kundër njëri-tjetrit.

https://www.youtube.com/watch?v=GTm3QUtVz4Q