Një qytet është i vendosur për të futur në përdorim dronë për t’u marrë me zhurmën e pulëbardhave.
Pajisja robot do të ngrihet në qiellin e Cheltenham në Gloucestershire, për të shënjestruar foletë në çati, të cilat pastaj mund të vihen në shënjestër nga metodat e parandalimit në një përpjekje për të shmangur zogjtë, të cilët po shkaktojnë netë pa gjumë për disa prej banorëve rezidentë.
Këshilli i qytetit Cheltenham pritet të miratojë vendimin për të ndarë një buxhet në vlerë 10 mijë funte për të paguar për dronin dhe të jetësojë një sërë rekomandimesh të bëra nga një grup pune të angazhuar nga autoritetet lokale nëntorin e kaluar.
Sipas një raporti të këshillit, kolonitë urbane të çafkave janë rritur nga 239 sa ishin në vitin 2000 në 473 në vitin 2015 – një rritje prej gati 100 për qind.
Kjo ndodh për shkak të temperaturave përgjithësisht më të larta në qytete, ndriçimin rrugor dhe ndërtesat që ofrojnë vende të sigurta për fjetje për shpezët, thuhet në dokument.
Çafkat priren të vendosen në zonat e banuara, të cilat këshillit shkaktojnë zhurma të padurueshme dhe jashëqitje të mëdha. /Gazeta Alo/