Të paktën 25 vetë kanë mbetur të vdekur dhe 47 të tjerë janë plagosur pasi një tren u përplas dhe mori flakë, derisa po i afrohej stacionit në Egjipt.
Treni po udhëtonte nga Aleksandria, qyteti i dytë më i madh i Egjiptit, në kryeqytetin Kajro, të mërkurën në mëngjes, kur goditi një platformë betoni në fund të trajektores dhe shpërtheu në flakë.
Stacioni Ramses, një nga më të ngarkuarit në gjithë Egjiptin, u mbyll plotësisht pas incidenit pasi hetuesit u dërguan në vendin e ngjarjes për të përcaktuar se si ndodhi aksidenti. /Gazeta Alo/