Dje dy zyrtarë të lartë nga administrata e Trump kanë takuar presidentin Hashim Thaçi e kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilët kanë biseduar për dialogun me Serbinë dhe taksën.
E pas këtij takimi, sot edhe ambasadori amerikan Kosnett ka drejtuar një porosi për politikanët kosovarë, përmes një thënie të Martin Luter Kingut.
“Është gjithmonë koha e duhur, për të bërë gjënë e duhur”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Ai ka thënë se kjo thënie duhet të jetë një përkujtim edhe për politikanët e Kosovës.