Korea e Veriut thotë se nuk do të ndryshojë qëndrim edhe nëse Shtetet e Bashkuara kërkojnë vazhdimin e bisedimeve.
Pas samitit ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë Veriore, Ri Yong Ho, zyrtarë të lartë të Koresë Veriore kanë thënë se SHBA-ja ka refuzuar të heqë gjitha sanksionet ndaj Koresë së Veriut.
Megjithatë ministri i Jashtëm I Koresë së Veriut, Ri Yong Ho tha se delegacioni i tyre ka kërkuar që vetëm një pjesë e sanksioneve të hiqen dhe jo të gjitha.
Ai tha se vendi i tij ka bërë një propozim “realist” i cili përfshinte neutralizimin e qëndrës nuklerare në Yongbyon nën mbikqyrjen e vëzhguesve të SHBA-së.
Duke folur në një konferencë për media në Hanoi, presidenti amerikan ka njoftuar se nuk ka plane për mbajtjen e një samiti të tretë me Kimin.
Në programin origjinal të Shtëpisë së Bardhë, ishte planifikuar që të enjten të organizohet “Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët”, si dhe një drekë pune në mes të dy liderëve, mirëpo pritshmëritë janë shuar, kur të dyja ngjarjet janë anuluar në mëngjesin e së enjtes.
Sipas presidentit Trump, lideri verikorean ka pasur gatishmëri për të shkatërruar kompleksin, Yongbyon, zonë për zhvillimin dhe testimin e programit bërthamor të Koresë Veriore, mirëpo ka kërkuar lirim nga të gjitha sanksionet, diçka për të cilën SHBA-ja nuk ka qenë e gatshme.
Megjithatë dy liderët është thënë të kenë pasur diskutime përmbajësore sikurse në samitin e parë, të mbajtur në qershor të vitit të kalur në Singapor.